Klopp: Është që tani legjendë e Realit

Futboll

Klopp: Është që tani legjendë e Realit

Më: 11 maj 2023 Në ora: 13:41
Benzema e Vinicius

Vinisius Zhunior është padyshim një nga futbollistët më të mirë të Real Madridit dhe një nga më të mirët në botë.

Golat, asistent dhe paraqitjet që ka bërë sezonet e fundit, kanë ndihmuar jo pak Realin që të fitojë trofe dhe të jetë në nivelet më të larta.

Vinisius u b ashkua me madrilenët para 4 vitesh nga Flamengo dhe ky operacion i kushtoi madrilenëve 45 milionë euro. Në dy sezonet e para, Vinisius nuk arriti të tregonte asgjë dhe shumë po e konsideronin si një dështim. Por, Reali nuk e humbi kurrë besimin në të e madje, as shokët e tij të skuadrës.

Të shumtë janë futbollistët e trajnerët që kanë komentuar tashmë Vinisiusin, duke bërë edhe një krahasim me atë që braziliani ka qenë para disa vitesh. “Do të bëhet më i miri në botë”, shprehej në vitin 2021 Ançeloti. “Vitin tjetër për topin e artë”, shprehet Rudi Garsia për brazilianin.

Nuk mungojnë komentet për të as nga futbollistët. “Ishte personazh i memeve, por tani ai përcakton kampionatin”, shprehet Dani Karvahal, ndërkohë që Araujo thotë “Për mua sot, Vinisius është më i miri në një kundër një”.

Vetë Jurgen Klop shprehet për futbollistin, “Jam i sigurt që ai është tashmë një legjendë e Real Madrid, edhe pse në moshë të re”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat