Atletico Madrid “fiksohet” pas dy lojtarëve të Chelsea

Futboll

Atletico Madrid “fiksohet” pas dy lojtarëve të Chelsea

Më: 9 maj 2023 Në ora: 22:00
Atletico Madrid

Madrid-Londër pritet të jetë një aks i nxehtë gjatë merkatos së verës.

Atletico Madrid kërkon të përfitojë nga situata e londinezëve, me spanjollët që dëshirojnë të transferojnë dy lojtarë dhe bëhet fjalë për Aubameyang dhe Cucurella.

“Blutë” tashmë po e mendojnë seriozisht, kjo për faktin se të dy lojtarët, si sulmuesi, po ashtu edhe mbrojtësi mund të ndihmojnë Chelsea-n në trasferimin përfundimtar të Joao Felix, që është në formë huazimi pikërisht nga Atletico.

Tashmë mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë gjatë merkatos, nëse klubet do të gjejnë gjuhën e përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat