Martini është i qetë: I kënaqur edhe me një pikë

Futboll

Martini është i qetë: I kënaqur edhe me një pikë

Më: 30 prill 2023 Në ora: 17:26
Martini

Barazimi 0-0 ndaj Kukësit nuk i jep mundësinë Teutës që të afrohet me zonën e Europës.

Por trajneri Edi Martini e sheh pozitivisht këtë pikë në transfertë pasi ekipi i tij po kalon një moment të vështirë psikologjik, por edhe me dëmtimet.

“Duke pasur parasysh ndryshimet e dëmtimet, e kishim përgatitur që të mos mundeshim.

Ne i patëm mundësitë tona, në pjesën e dytë Kukësi kishte raste më të pastra por ne u mbrojtëm mirë. Jam i kënaqur me një pikë pasi në këto momente është shumë e rëndësishme.

Ne sot kemi ardhur me probleme, Kotobelli u kthye në fushë, sakrifikoi në këto momente po e ndjeu sot përsëri këmbën. U fut Goxhaj edhe pse jo në gjendje optimale, ka ego dhe jep gjithçka për ekipin. Karabeci ishte i dëmtuar, mungonte Vila e Gjinollari, Gruda u fut të sakrifikonte për ekipin, e pashë që nuk kishte mundësi dhe e ndërruam përsëri. Këto mungesa dhe gjendja mendore jo e mirë, na vuri në vështirësi të mëdha.

Djemtë treguan karakter, në fund jam i kënaqur me një pikë edhe pse në fund mund ta fitonim ndeshjen”, tha Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat