Prishtina sprovohet nga Llapi

Futboll

Prishtina sprovohet nga Llapi

Më: 28 prill 2023 Në ora: 16:14
Pamje nga një ndeshje

Këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të shtunën do të luhen dy ndeshje nga ora 15:00.

Drenica do ta presë Malishevën, kurse Drita Ferizajn.

Ndërkohë, të dielën luhen tri takimet tjera dhe theksi vie në dy prej tyre.

Në “Fadil Vokrri”, Prishtina do ta presë Llapin.

Dy skuadrat po luftojnë për pozitën e tretë që dërgon në garat evropiane dhe humbja të dielën nuk është opsion për asnjërën prej tyre.

Kurse në Klinë, Dukagjini do ta presë kampionin në fuqi dhe liderin e tabelës, Ballkanin.

Dueli tjetër është ai mes Trepçës’89 dhe Gjilanin.

Po ashtu, të trija këto sfida nisin nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat