Reali nis bisedimet me Zidanin

Futboll

Reali nis bisedimet me Zidanin

Më: 28 prill 2023 Në ora: 11:12
Zinedine Zidane

Reali nis bisedimet me Zidanin!

Real Madrid ka vendosur tashmë kontakte me Zinedine Zidane për një rikthim të mundshëm përpara sezonit të ardhshëm, pasi ka pasiguri për të ardhmen e Karlo Ançelotit mes lidhjeve me ekipin kombëtar të Brazilit.

Zidan ka qenë i lidhur me Juventusin dhe PSZH-në, por një rikthim në Real Madrid është ende një mundësi, edhe pse mund të jetë e vështirë.

Raporti nga “Foot Mercato” shton se rikthimi i mundshëm i Zidanit, gjithashtu mund të hapë dyert për Kilian Mbape në Real Madrid, i cili gjithashtu mund të bëhet më i hapur ndaj idesë pavarësisht se u refuzua verën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat