Shtyhet ndeshja që mund të shpallë Napolin kampion të Italisë

Futboll

Shtyhet ndeshja që mund të shpallë Napolin kampion të Italisë

Më: 27 prill 2023 Në ora: 20:33
Qyteti i Napolit me posterë të lojtarëve

Duket se Napolit i është plotësuar dëshira për ndeshjen që mund ta shpallë matematikisht kampion të Italisë.

Klubi kishte bërë kërkesë që sfida ndaj Salernitanës të luhej paralelisht me duelin mes Interit dhe Lazios.

Fillimisht Napoli ishte parashikuar të luante të shtunën dhe të nesërmen, të luhej dueli ku rezultati i bardhekaltërve mund të shpallte kampionë napolitanët.

Kështu, në qytet përgatiteshin për “rrëmujë dhe festime” në dy ditë radhazi.

Kjo kishte shtyrë drejtuesit e klubit që të kërkonin që ndeshjet të luheshin paralelisht në mënyrë që festa të ishte unike.

Kërkesa duket se është pranuar dhe pritet që shumë shpejt Seria A të konfirmojë zhvendosjen e sfidës Napoli-Salernitana nga e shtuna në të dielën, por me startin e saj që do të jetë në orën 15:00, ndryshe nga Inter-Lazio që luhet në orën 12:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat