Acerbi pas duelit me Juven: Donim finalen dhe fitoren e parë

Futboll

Acerbi pas duelit me Juven: Donim finalen dhe fitoren e parë

Më: 27 prill 2023 Në ora: 16:05
Francesco Acerbi

Francesco Acerbi nuk e ka fshehur lumturinë për finalen e arritur e mbi të gjitha në një ndeshje që siç e konsideroi ai nuk është asnjëherë e parëndësishme.

“Kishim një dëshirë të madhe për të bërë mirë para tifozëve tanë, e mbi të gjitha për faktin se asnjëherë nuk kishim fituar ndaj tyre këtë vit.

Ishte një ndeshje shumë e vështirë, e dinim këtë dhe e dinim që duhet të ishim në formën e duhur dhe mjaftueshëm inteligjentë për të ekuilibruar të dyja fazat. Ishte një ndeshje e luftuar, pasi të dyja skuadrat donin të shkonin në finale.

Përveç kësaj, një derbi Italie nuk është kurrë i parëndësishëm, edhe nëse është një derbi i thjeshtë. Jemi shumë të lumtur që fitorja ndaj tyre erdhi për të mbërritur në finale”, tha mbrojtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat