Blerim Krasniqi tregon se si të dielën që e lamë pas provokohet dhe maltretohet nga polici serb! 

Futboll

Blerim Krasniqi tregon se si të dielën që e lamë pas provokohet dhe maltretohet nga polici serb! 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 prill 2023 Në ora: 14:23
Blerim Krasniqi

Blerim Krasniqi, trajner i basketbollit, nuk i shkoi plani ashtu siç e kishte planifikuar pa ndonjë telashe sepse hasi në provokim dhe maltretim nga policit serb.

Krasniqi me lojtarët e tij ndalet në kufi, polici serb e pyet, pastaj fillon me provokime e me maltretime dhe sipas Krasniqit, për 2 orë mbetet aty në kufi!

Cili ishte qëllimi që Krasniqi po shkonte në Bujanoc? 

 “Në vikendin që e lamë pas, konkretisht ditën e diel, KB Elita Lugina e Presheves organizoj një turne gjithëkombëtar për nder të 20 vjetorit të themelimit të këtij klubi basketbollistik.

Të ftuar ishin edhe fëmijët e KB Dardania nga Prishtina.

Ishim pak a shumë të përgatitur për çdo sakrificë sepse e dinim që në kufi me Serbinë do të ballafaqoheshim me probleme dhe ashtu doli.

Një polic kufitar që ishte kryesori aty i nacionalitetit serb na ndaloi duke keqpërdorë pozitën e tij edhe pse ishim të gjithë në rregull dhe të kompletuar me dokumentacion. 

Filluan maltretimet, provokimet, por insistimi im ishte shumë i madh që ne ta kalonim pa problem dhe pa u kuptuar fare për qëllimet tona të mbajtjes së turneut. Gjithçka duhej të shkonte në mënyrë diskrete që të mos kuptoheshin as emrat e organizatorëve e asgjë tjetër.

Polici shovenist serb pas dy ore maltretimi vendosi që ta ndaloj hyrjen”, tregon Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Çfarë ngjau pastaj?

“Unë kërkova që të me kthehet dokumentacioni dhe ashtu në  mënyrë dinake kaluam tek  kufiri i ‘Dheut të Bardhë’ nga Bujanoci  dhe më në fund ia dolëm. 

Turneu  pati shume sukses dhe ajo çka ishte primare, fëmijët u bashkuan, u shoqëruan dhe drekuan bashkë.
Pra, ishte një ndjenjë shumë e mirë dhe e paharruar. Ne fund fare organizatorët na mundësuan që me makinat e tyre të dalim në Kosovë”
, përgjigjet Krasniqi.

Polici serb pa fije ndërgjegjeje e kishte edhe një qëllim siç thotë Krasniqi: “Qëllimi i këtij polici shovenist ishte që të vonohemi dhe të na dështoj ky manifestim, përkundër asaj që tek ne organizohen manifestime të tyre, ekipe të ndryshme hyjnë e dalin kur të dojnë pa asnjë problem.

Ligat paralele zhvillohen si në mes të Serbisë!

Ku është reciprociteti dhe ku janë organet tona kompetente që nuk veprojnë e nuk punojnë me të njëjtën monedhë!”, pyet Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat