Kovaçiç ribashkohet me Tuchel të Bayern Munih?

Futboll

Kovaçiç ribashkohet me Tuchel të Bayern Munih?

Më: 27 prill 2023 Në ora: 12:48
Kovaçiç e Tuchel

Mesfushori i Chelseat, Mateo Kovacic, mund të ribashkohet me ish-trajnerin e tij Thomas Tuchel te Bayern Munich gjatë kësaj verë.

Reprezentuesi i Kroacisë, sipas medieve britanike, në fund të këtij sezoni, do të largohet nga ‘Blutë’ e Londrës.

Kovacic është duke u kërkuar nga disa klube evropiane, por, kroati duket se është më afër gjigantit gjerman, Bayern Munich.

Sipas ‘Bild’ trajneri i ‘Bavarezëve’, Tuchel dëshiron një mesfushor për sezonin e ardhshëm, dhe Kovacic është në listën e strategut gjerman.

Tuchel beson se kroati mund të bëjë një punë të jashtëzakonshme në Bayern Munich.

Kovacic shihet  zëvendësues ideal i Ryan Gravenberch, i cili dëshiron të largohet nga ‘Alinz Arena’ gjatë kësaj verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat