Arsenali nuk heq dorë nga synimet e tyre për të transferuar anësorin e Crystal Palace, Wilfried Zaha gjatë kësaj verë.
‘Topçinjtë’ e duan 30 vjeçarin për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, ky transferim duke i vështirë, sepse sipas medieve britanike, Crystal Palace ka përgatitur një super-ofertë për asin e tyre.
Siç raportohet, Crystal Palace do t’ia ofrojë Zaha-s 200 mijë euro në javë, ofertë kjo që do ta bënte lojtarin më të paguar në historinë e tyre.
Ndryshe, Zaha po monitorohet nga top klubet evropiane si: Chelsea, PSG, Bayern Munich, Roma dhe Marseille, ndërsa ai po kërkohet edhe nga Arabia Saudite.