Newcastle, gati 170 milion euro për afatin kalimtar të verës

Futboll

Newcastle, gati 170 milion euro për afatin kalimtar të verës

Më: 26 prill 2023 Në ora: 15:36
Logo e Newcastles

Skuadra e Newcastle pritet të jetë surpriza e këtij sezoni në Premier Ligës, synon një vend në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Newcastle aktualisht renditet në vendin e tretë në kampionat dhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve do të thotë një merkato e fuqishme për të bërë një paraqitje të mirë.

Sipas të prëditshmes britanike “The Sun”, ekipi bardhezi do të investojë 170 milionë euro në merkato, një shumë e konsiderushme për të lënë gjurmë në turneun më të rëndësishëm kontinental.

Klubi dhe trajneri Hou kanë përpiluar edhe një listë paraprake me emra të lojtarëve që do të synohen në merkato.

Mbrojtësi Kiran Tiernej është në krye të listës, ndërkohë që mes kandidatëve për të veshur fanellën e Njuksaëllit është edhe sulmuesi Dushan Vlahoviç.

Sipas mediave, pritet që skuadra britanike të bëjë 4 goditje të mira, ku do të sillen emra të njohur e me përvojë në secilin repart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat