Griezmann: Nuk ka klub më të mirë se Atletico

Futboll

Griezmann: Nuk ka klub më të mirë se Atletico

Më: 22 prill 2023 Në ora: 16:24
Griezmann

Me 11 gola e 8 asistime në 29 takimet e deri më tanishme të La Liga-s, duket se karriera e Antoine Griezmann ka rilindur tek Atletico Madrid, pas asaj përvoje “të hidhur” te Barcelona, ku nuk arriti dot të bëhej protagonist ashtu siç ishte te “los colchoneros”.

Një gjë të tillë e ka miratuar dhe vetë francezi, i cili në një intervistë të zhvilluar ditën e sotme, Griezmann tha se ka bërë gjithçka në karrierën e tij për të shijuar kohën tek Atletico Madrid, madje tregoi dhe për të ardhmen, ku nuk e shmang një mundësi për të luajtur në MLS.

“Viti im i parë në Barcelonë ishte i komplikuar.

Më duhej të mësohesha me shumë ndryshime.

Vitin e dytë më pëlqeu shumë.

E ardhmja? Gjithmonë kam thënë se dua të luaj në MLS, por bëra gjithçka që të kthehesha këtu dhe të pranohesha.

Bëra gjithçka për ta shijuar këtë klub.

Nuk ka klub më të mirë dhe atje nuk është vendi ku ndihem më i lumtur”,- u shpreh Griezmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat