PSG hedh sytë nga Serie A

Futboll

PSG hedh sytë nga Serie A

Më: 21 prill 2023 Në ora: 16:41
Tifozët

PSG është afër fitimit të titullit kampion në Francë, sukses i pamjaftueshëm për të konfirmuar Christophe Galtier në stol.

E ardhmja e trajnerit është vendosur sipas shtypit francez, me drejtuesit e PSG-së që do ndahen me të në fundin e sezonit.

Dëshira e madhe quhet Zinedine Zidane, por presidenca e klubit kryeqytetas ka edhe dy preferenca të tjera.

L’Equipe shkruan se ata janë Jose Mourinho dhe Thiago Motta. I pari cilësohet si personi i duhur për të vendosur nën kontroll një grup lojtarësh të “llastuar”.

Ndërkohë, Thiago Motta është një njohje e vjetër. Ish-mesfushori luajti 6 vite me PSG-në, aty ku nisi edhe karrierën si trajner.

40-vjeçari drejtoi ekipin U19 të PSG-së përpara se të kalonte në Itali si trajneri i Genoas, Spezias dhe Bolognas.

Këta të fundit i drejton prej shtatorit të vitit të kaluar dhe ia ka dalë të krijojë një skuadër të fortë, që mbi të gjitha luan një futboll të bukur ofensiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat