Guardiola për Napolin që ndezi rrjetet sociale

Futboll

Guardiola për Napolin që ndezi rrjetet sociale

Më: 20 prill 2023 Në ora: 11:58
Guardiola

Pep Guardiola ka pasur gjithmonë një vlerësim të madh për Napolin dhe rikonfirmoi bindjet e tij edhe pasi kishte fituar kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me ekipin e tij.

Duke folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Bayernit, trajneri i Manchester Cityt tha:

“Napoli luajti në mënyrë madhështore dhe u përball me një ekip me shumë histori”.

Spanjolli flet edhe për episodin Leao-Lozano me penalltinë e mohuar ndaj Napolit: “Ishte një penallti që mund të jepej”.

Guardiola nuk pranon kritikat ndaj Napolit lidhur me rezultatin përfundimtar dhe rrjedhimisht me eliminimin:

"Duhet thënë se Napoli është një ekip i keq sepse janë jashtë Champions League?

Nuk është kështu, i pashë dhe mbeta i impresionuar për mënyrën se si luajtën.

Jam i sigurt që vitin e ardhshëm Napoli do të jetë sërish në Champions League, sepse do të fitojë kampionatin dhe do të provojë sërish”, përfundoi trajneri anglez me të cilin Spalletti shpresonte të ndante një kafe ‘turke’, pra arritja në finalen e Ligës së Kampionëve, por vlerësimi i Guardiolës për Napolin mbetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat