Giroud vazhdon të mbetet kuqezi

Futboll

Giroud vazhdon të mbetet kuqezi

Më: 19 prill 2023 Në ora: 11:43
Giroud

13 gola në sezon, 27 gjithsej për Milanin. Olivier Giroud, pavarësisht se ka shkuar në moshën 37-vjeçare, është gjithnjë e më vendimtar për fatin e Milanit.

Edhe në Napoli, pavarësisht një penalltie të humbur, ai shënoi golin që e çoi skuadrën e Piolit në gjysmëffinale të Champions League.

Rëndësia e tij vërtetohet nga drejtuesit që kanë vendosur të rinovojnë kontratën e tij.

Giroud nënshkruan sot rinovimin deri në qershor të vitit 2024, me opsion verbal edhe për një sezon tjetër, me një pagë neto prej 3.5 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat