Rodriguez, vendimi i fundit zemëron tifozët dhe gëzon CR7

Futboll

Rodriguez, vendimi i fundit zemëron tifozët dhe gëzon CR7

Më: 16 prill 2023 Në ora: 15:27
Rodriguez

Ka ardhur edhe zyrtarizimi, ndahen rrugët mes një kampioni dhe skuadrës.

Prishja e kontratës është konfirmuar nga klubi që ka lënë të lirë një element me talent të madh, që tani duhet ta vazhdojë karrierën diku tjetër.

Momenti i lamtumirës nuk është asnjëherë i pëlqyeshëm. Veçanërisht nëse vjen si një goditje e papritur për tifozët, të zhgënjyer edhe nga ecuria e skuadrës në kampionat.

Është pikërisht faktori sportiv ai që ka shtyrë një kampion të prishë kontratën e tij: nuk e konsideronte skuadrën e tij të aftë të synonte për lart, kështu që ka vendosur të largohet.

Një zgjedhje që ka shkaktuar shumë diskutime. Futbollisti është aktivizuar me pikatore, edhe kjo një zgjedhje që është kritikuar shumë. Ylli amerikanojugor nuk ishte protagonist dhe në fund ka ardhur zyrtarizimi i ndarjes nga ana e Olympiakos.

Kështu, ish-ylli i Real Madrid është i lirë të gjejë një skuadër të re dhe tifozët kanë komentuar me fjalë të ashpra zgjedhjen e klubit në rrjetet sociale, ndërsa futbollisti ka pasur vetëm fjalë të bukura për skuadrën.

Në një postim të bërë në Instagram, protagonisti absolut i Kupës së Botës 2014, ka falënderuar tifozët grekë për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë qëndrimit të tij në Greqi.

Hipotezat për të ardhmen e James Rodriguez marrin dy drejtime. E para është që të qëndrojë akoma në futbollin europian, por duhet të presë dy muaj e gjysmë, aq sa mungojnë nga hapja e merkatos së verës.

Zgjedhja tjetër mund të jetë ajo për t’i thënë lamtumirë futbollit europian pas shtatë muajve të kaluar tek Olympiakos (me 20 ndeshje dhe shtatë gola). Në fakt, ai mund të vendosë t’i bashkohet Cristiano Ronaldo-s tek Al Nassr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat