Mourinho: Merituam më shumë

Futboll

Mourinho: Merituam më shumë

Më: 14 prill 2023 Në ora: 20:42
Mourinho

Pas humbjes në takimin e parë të çerekfinaleve të Europa League ndaj Feyenoord me rezultatin 1:0, trajneri i Romës Jose Mourinho u shpreh se skuadra e tij meritoi më shumë.

Duke folur për mediet një ditë pas këtij takimi, portugezi theksoi se nuk do “qaj për 10 muaj”, siç sipas tij bënë holandezët pas finales së Conference League, që e humbën në “Air Albania” ndaj ekipit të Mourinhos.

“Nuk duam të jemi si Feyenoord që qau për 10 muaj.

Humbëm në mënyrë të pamerituar, luajtëm mirë, por kemi një rezultat ndryshe.

A do të ndihmojë stadiumi në përmbysje? Me siguri.

Nga stadiumi ne e dimë se çfarë mund të presim, kush do të luajë nuk e dimë, kush do të jetë në dispozicion nuk e dimë.”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat