Legjenda e futbollit, Mehmeti: Na iku edhe Seli!

Futboll

Legjenda e futbollit, Mehmeti: Na iku edhe Seli!

Nga: K. G. Më: 14 prill 2023 Në ora: 20:34
Selatin Vokrri dhe Esat Mehmeti

Legjenda e futbollit të Kosovës, Esat Mehmeti, ish portier i mirënjohur, është i tronditur me ikjen në amshim të ish futbollistit të mirënjohur dhe ish trajnerit Selatin Vokrri.

Mehmeti thotë se Llapi dhe Kosova mbetet edhe pa një emër të spikatur të futbollit dhe sporti në përgjithësi.

“Na iku edhe Seli!

Padyshim njëri ndër lojtarët më të mirë të trevës së Llapit dhe jo vetëm.

Tërë jetën ia kushtoj arsimit, sportit dhe kulturës. 

Ishte pedagog e arsimtar - trajner i shumë gjeneratave si në arsim, kulturë e futboll. 

Me një karrierë të pasur prej futbollisti e trajneri Seli la gjurmë të pashlyera në futbollin e Kosovës ndër kohëra.

Shumë skuadra e talent që bënë emër në arsim e futbollin tonë, më meritori pa dyshim ishte Seli. 

Me një kulturë të lartë bazike që buron nga familja patriotike Vokrri, Seli me vëllezër, djem e nipa përherë ishin në

vijën e parë të sakrificës  68’, 81’, 91’, 1998/1999 për barazi, liri e demokraci.

Një histori e roman do të duhej t’i kapërdijë.

Me ikjen e Selit u thye një degë e madhe në trupin e  legjendave që së bashku e krijuan.

Gjithmonë krenar me Ty legjendë Selatin Vokrri,  familja ,miqtë e shokët. Emër që nuk harrohet kurrë, pusho i qetë pranë legjendave!

Lamtumirë”, ka shkruar Mehmeti në proflin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat