Williams: Jemi njerëz dhe gabojmë

Futboll

Williams: Jemi njerëz dhe gabojmë

Më: 12 prill 2023 Në ora: 23:50
Williams

Nico Williams është një nga talentet kryesorë të Atheltic Bilbaos, me sulmuesin që është rritur në klubin bask dhe pavarësisht origjinës ganeze, ndryshe nga vëllai i tij, Inaki, vendosi të përfaqësonte kombëtaren e Spanjës.

Së fundmi, 20-vjeçari shprehet se e dashuron klubin e Bilbaos edhe pse ai ende nuk e di çfarë do të bëj me të ardhmen e tij duke qenë se kontrata aktuale me baskët përfundon më datë 30 qershor të vitit 2024.

“Kam një ndjenjë shumë të fortë për Athletic Bilbaon, për mua ky klub është gjithçka.

Edhe pse tashmë kam më shumë minuta në dispozicion, unë ende nuk e di çfarë do të bëj në të ardhmen.

Kam pasur kritika së fundmi, megjithatë sërish pjesa më e madhe e fansave ka qenë në krahun tim duke më mbështetur dhe unë e vlerësoj shumë këtë.

Jemi njerëz dhe gabojmë”, u shpreh Nico që në 27 ndeshje të LaLiga këtë sezon, ia ka dalë të shënojë pesë gola si dhe të asistojë në po pesë raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat