Elbasani zgjedh trajnerin e ri

Futboll

Elbasani zgjedh trajnerin e ri

Më: 12 prill 2023 Në ora: 23:44
Gentian Stojku

Gentian Stojku u shkarkua nga AF Elbasanit, ndërsa seanca e djeshme u drejtua nga njëri prej trajnerëve të akademisë, Eriol Merxha.

Do të jetë pikërisht ai që do të marrë përsipër drejtimin e ekipit, të paktën deri në fund të sezonit.

Gentian Stojku Ai ka si synim ta mbajë në vendin e parë, aty ku po e merr aktualisht.

Me verdheblutë duhet të ruajë diferencën prej dy pikësh që ka me Pogradecin ndjekës, për të arritur në fund edhe objektivin final.

Për Merxhën nuk është e para herë që drejton ekipin e qytetit (ndonëse i KF Elbasanit). Para disa vitesh ishte ai që e ngjiti nga e Dyta në të Parën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat