Jo vetëm Skriniar

Futboll

Jo vetëm Skriniar

Më: 11 prill 2023 Në ora: 17:01
Skriniar

Edhe nëntë javë dhe sezoni 2022/23 i Serisë A do të mbyllet, me verdiktet që po afrohen gjithmonë e më shumë.

Festa për titullin e Napoli-t të Luciano Spalletti-t është vetëm çështje kohe dhe matematike, ndërsa gara për ta mbyllur kampionatit brena katër të parëve mbetet shumë e luftuar.

Vendi i katërt i mbajtur nga Milan-i është vetëm një pikë larg për Inter-in: kualifikimi në fazën me grupe të edicionit të ardhshëm të Champions League do të jetë një hap vendimtar për merkaton e verës dhe përforcimin e ekipit për sezonin e ardhshëm.

Një skuadër që nuk e ka këtë problem dhe që ka filluar të punojë që tani për merkaton e verës është PSG i Al-Khelaifi-t. Klubi francez është në vendin e parë në Ligue 1 dhe pret momentin e duhur për t’u hedhur në sulm për ata që do të jenë yjet e rinj të ekipit. Siç dihet tashmë, në verë do të zbarkojë në Paris Milan Skriniar.

Megjithatë, parisienët nuk do të ndalen me sllovakun.

Nga Milan, në fakt, mund të merret një nga futbollistët me të kërkuar dhe më të përfolur të muajve të fundit. Po flasim për portugezin Rafael Leao, futbollist që nuk ka rinovuar akoma me klubin kuqezi dhe mund të shitet për këtë arsye në verë.

Portugezi pëlqehet dhe shumë nga drejtuesit e PSG-së: milan-i, pa rinovim, nuk do të mund të bëjë gjë tjetër përveçse ta shesë për të mbushur arkat e klubit. Por nuk është vetëm Leao në shënjestërn e PSG-së.

Ylli tjetër është Sergej Milinkovic-Savic. Mesfushori serb, ashtu si Leao, është drejt skadencës së kontratës pas më pak se 12 muajve dhe nga ky këndvështrim presidenti Lotito do të provojë të përfitojë një shifër të madhe për shitjen e tij: shifër që, për një kolos si PSG, do të ishte më shumë se e përballueshme.

Kështu, Seria A rrezikon të humbasë dy nga yjet e saj më të çmuar.

Në Paris po përgatiten për revolucionin e radhës dhe pas Skriniar, objektivat e tjerë janë Leao dhe Milinkoviq-Saviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat