Katër ligat më të forta në Evropë, vijnë sot me disa duele

Futboll

Katër ligat më të forta në Evropë, vijnë sot me disa duele

Më: 9 prill 2023 Në ora: 11:12
Pamje nga një ndeshje Liverpool - Arsenal

Elita anglez sjellë derbin e rivalëve të mëdhenj Liverpool-Arsenal, sfidë kjo që luhet në ‘Anfiel’ dhe nis në orën 17:30.

Ky duel parashikohet të jetë i zjarrtë pasi që pikët për të dy skuadrat janë shumë të rëndësishme. Arsenali kryeson tabelën në Premier League me pesë pikë më shumë së ndjekësi Manchester City, derisa Liverpool aktualisht ka 43 pikë dhe po ‘lufton’ që të sigurojë një vend që dërgon në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

La Liga rikthehet me këtë ndeshjet e javës së 28-të, ku Mallorca e Vedat Muriqit luan në transfertë tek Real Valladolid, ndeshje kjo që fillon në orën 14:00.

Duele interesante priten edhe në Budesligën gjermane dhe Ligue 1.

Elita gjerman sot vazhdon me tri ndeshjet e fundit të kësaj fundjave, ku veçohet ballafaqimi mes Borussia Monchengladbach dhe Wolfsburg, kurse, elita franceze sjellë shtatë ndeshjet e xhiros së 30-të. Lorient-Marseille është sfida kryesore në Ligue 1, takim ky që starton në orën 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat