Në Real Madridi të gjitha janë të kënaqur me formën e Vinicius Jr

Futboll

Në Real Madridi të gjitha janë të kënaqur me formën e Vinicius Jr

Më: 8 prill 2023 Në ora: 18:18
Vinicius Jr e Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thotë se klubi është i kënaqur për mënyrën se si po luan Vinicius Jr.

Ancelotti u pyet për përplasjet e Vinicius Jr me Gavi-n dhe Ferran Torres gjatë fitores së tyre madrilenëve kundër Barcës në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

“Ishte një ndeshje me një rivalitet të fortë, ashtu sikurse të gjitha klasikët. Gjithmonë ka përplasje mes lojtarëve. Në aspektin futbollistik, Vinicius Jr po e drejton Real Madridin.

Të gjithë në Real Madrid shpresojnë se ai do të vazhdojë në këtë formmë dhe se ai po bën gjëra të mëdha në futboll”, ka thënë Ancelotti.

“Ai është i rrezikshëm para portës dhe në situatat një me një. Ai është stërvitur mirë.

Në rastin e tij, ne kemi punuar vetëm më të në stërvitje specifike individuale për të përmirësuar akoma më shumë.

Fiziku i tij do ta ndihmojë shumë. Ai ka një trup shumë të fortë dhe të fuqishëm.

Ai nuk është i lodhur dhe stërvitet gjithmonë shumë fort”, ka theksuar strategu italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat