Objektiv një portugez

Futboll

Objektiv një portugez

Më: 6 prill 2023 Në ora: 19:33
Cancelo

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández, e konsideron si prioritet afrimin e një mbrojtësi krahu cilësor.

Humbja e rëndë e pësuar të mërkurën ndaj Realit të Madridit (0-4), tregoi se një nga mangësitë e skuadrës është në rrezen anësore të mbrojtjes.

Araújo ose Koundé nuk mund ta përballojnë këtë punë. Zyrtarët e Barçës e kanë kthyer vëmendjen te João Cancelo, i cili është i huazuar nga Manchester City te Bayerni.

Sipas “E lMundo Deportivos’, klubi bavarez nuk do të aktivizojë opsionin e blerjes, me vlerë 70 milionë euro, në fund të këtij sezoni, kështu që lojtari do të kthehet në Angli.

Problemi është se Cancelo nuk ka siguri se mund të të luajë në vazhdimësi nën urdhrat e Guardiolës, ndaj duhet gjetur një zgjidhje.

Barcelona është shumë e interesuar për portugezin, që mund të luajë në të dy krahët.

Nëse Barcelona do t’i ofrojë kontratë afatgjatë, Cancelo mund të pranojë më lehtë transferimin në “Camp Nou” edhe me ulje të pagës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat