Ish - sulmuesi i Chelsea-t tërhiqet nga futbolli në moshën 26-vjeçare

Futboll

Ish - sulmuesi i Chelsea-t tërhiqet nga futbolli në moshën 26-vjeçare

Më: 6 prill 2023 Në ora: 18:56
Chelsea

Ish-sulmuesi i Chelsea-t, Izzy Brown tërhiqet nga futbolli, ndërsa është vetëm 26 vjeç.

Anglezi ishte pa skuadër që nga vera e 2022-shit, pra për rreth një vit. Në një njoftim në rrjetet sociale, Izzy Brown shprehet se pas dy operacioneve në tendinën e Akilit nuk mund të vazhdojë të luajë më.

“Vërtet nuk e di nga të filloj, gjithmonë kam menduar se çfarë do të shkruaj në këtë ditë, por nuk e kam menduar se do të vinte kaq shpejt.

Është trishtim i jashtëzakonshëm dhe janë shumë i rënduar, por pas një viti të gjatë vuajtjeje dhe dy operacioneve në tendinën e Akilit, më duhet të tërhiqem nga futbolli profesionist”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat