Drejtuesit e Milanit takohen me Realin

Futboll

Drejtuesit e Milanit takohen me Realin

Më: 5 prill 2023 Në ora: 16:11
MIlani

Ndaj Napolit, për aq kohë sa qën droi në fushë, ishte më i miri i kuqezinjve.

Për shkak të dështimit të De Ketelares, sivjet ai u bë fantazisti i Piolit (dhe kur u zhvendos në të djathtë ekipi arriti katër fitore nga pesë ndeshje) dhe tashmë ka vendosur rekordin e tij për gola në një vit 5.

Brahim Diaz fitoi besimin e Milanit dhe tani klubi po punon për të shlyer numrin 10 nga Reali i Madridit.

Nota 8 në dëftesë për sfidën në Napoli vjen pas golit më të rëndësishëm të sezonit, në 1/ 8-at e Ligës së Kampionëve ndaj Totenhemit dhe është dëshmi se kur ndeshja vlen, spanjolli është aty (siç e dëshmoi edhe goli ndaj Juves gjithashtu).

Për këtë arsye, klubi dëshiron të gjejë një zgjidhje me Realin shumë përpara qershorit, kur skadon huazimi dyvjeçar për djaloshin e lindur në vitin 1999.

“Djallit” i duhen 22 milionë euro për ta blerë, me një mundësi blerjeje të vendosur në 26-27 milionë, por spanjolli ndihet pjesë e projektit dhe do të donte të qëndronte me kuqezinjtë.

Maldini dhe Masara, në fakt, do të vinin bast pikërisht për vullnetin e lojtarit për të tentuar të kërkonin një zbritje nga kampionët e Europës, ndoshta duke e fituar me një tjetër huazim, por këtë herë me detyrim blerjeje dhe pa asnjë klauzolë rikthimi.

ECURIA – Përveç pesë golave, tri asiste në 24 prezenca e shtojnë rëndësinë e tij si një lojtar që spikat për driblime. Karriera e tij në Itali në tri sezone numëron një total prej 111 prezencash në të gjitha turnetë dhe 17 gola.

Në aspektin realizues pritej diçka më shumë prej tij, por kjo nuk e penalizon duke parë dëshirën e klubit për ta blerë dhe preokupimin që kaploi kuqezinjtë kur Diazi nisi të çalonte në “Maradona”. Sidoqoftë ai është stërvitur me grupin dhe do të jetë normalisht në fushë të premten kundër Empolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat