‘Çmendet’ klubi arab, 400 milionë euro në vit për Messin

Futboll

‘Çmendet’ klubi arab, 400 milionë euro në vit për Messin

Më: 5 prill 2023 Në ora: 13:30
Lionel Messi

Arabia Saudite, gati ta mbulojë me ar Lionel Messin.

Sipas asaj që publikoi gazeta argjentinase Olè, Al Hilal po shqyrton një ofertë prej 400 milionë në vit për të bindur kampionin argjentinas, kontrata e të cilit me Paris Saint Germain është pranë skadimit dhe larg rinovimit me klubin parisien.

Messi tashmë është përfaqësues i agjencisë së turizmit të Arabisë Saudite, siç është edhe Cristiano Ronaldo, i cili luan për Al Nassr.

Sulmuesi nuk e ka vendosur ende të ardhmen e tij.

Të interesuar për të, përveç PSG-së, janë edhe Inter Miami dhe Barcelona, ​​të cilët ëndërrojnë një rikthim romantik në ligën spanjolle.

Sipas gazetave argjentinase, Messi po heziton sepse do të donte të luante në Kupën e Amerikës dhe beson se për t'u përgatitur më mirë, duhet të qëndrojë edhe 12 muaj në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat