Grushti ndaj Handanoviqit, ja çfarë rrezikon Cuadrado

Futboll

Grushti ndaj Handanoviqit, ja çfarë rrezikon Cuadrado

Më: 5 prill 2023 Në ora: 13:08
Pamje nga ndeshja

Derbi të Italisë nuk i mungon kurrë tensioni.

Përballja mes Juventusit dhe Interit, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë, përfundoi në barazim 1-1, duke bërë që verdikti për finalisten të shtyhet për në sfidën e ardhshme në “San Siro” më 26 prill.

E nëse rezultati foli për paqe, nuk ndodhi e njëjta gjë në fushë, pasi goli i barazimit, i shënuar nga Lukaku në shtesë, provokoi një tension të lartë mes palëve.

Arbitri ndëshkoi sulmuesin belg me kartonin e dytë të verdhë dhe e largoi nga fusha për sekondat e mbetura, por tensioni vijoi edhe pas ndeshjes.

Protagonistë ishin kapiteni zikaltër Samir Handanovic dhe anësori kolumbian Jun Cuadrado, me këtë të fundit që nuk ngurroi të godasë me grusht në fytyrë gardianin e Interit. Videoja po bën me shpejtësi xhiron e botës, teksa Handanovic dhe veçanërisht Cuadrado, rrezikojnë të pezullohen për një afat të gjatë.

Kështu portieri i Interit është e sigurt që do të mungojë në ndeshjen e kthimit për shkak të kartonit të kuq, ndërsa Cuadrado do të humbë si gjysmëfinalen e dytë, ashtu edhe finalen, pasi plotësoi edhe numrin e kartonëve të verdhë, por u ndëshkua edhe me karton të kuq.

Gjithsesi pritet të merren në shqyrtim videot e sherrit dhe për grushtin ndaj Handanoviq, Cuadrado pritet të pezullohet minimalisht 5 ndeshje, por mund të shkojë edhe më keq.

Gjithashtu, dënimi nga organet e Disiplinës merr fuqi edhe në kampionat, ndaj Cuadrado rrezikon të humbë një pjesë të mirë të ndeshjeve të Juventusit në këtë fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat