Xhemaili asiston, Dajaku skuqet! Pesë shqiptarë titullarë të Zurich

Futboll

Xhemaili asiston, Dajaku skuqet! Pesë shqiptarë titullarë të Zurich

Nga: K. Goca Më: 2 prill 2023 Në ora: 21:07
Xhemaili në mes

Zurich ka barazuar me rezultat 2;2 në konak të St. Gallenit, në kuadër të elitës së futbollit Zviceran.

Blerim Xhemaili ka asistuar në minutën e 26-të, kur ka shënuar Tosin për epërsinë 0:1 të Zurich-ut.

Leon Dajaku është aktivizuar në minutën e 46-të për St. Gallen dhe në fund të sfidës u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.

Pesë shqiptarë titullarë për Zurich-un: Blerim Xhemaili, Fidan Aliti, Bledian Krasniqi, Lindrit Kamberi e Mirlind Kryeziu.

Xhemaili u zëvendësua në minutën e 66-të dhe Krasniqi në atë të 78-tën.

Me kartona të verdhë u ndëshkuan Aliti, Kryeziu dhe Xhemaili.

Golat i realizuan: 26’ Tosin (pas asistimit të Xhemailit) 0:1. 44’ Guillemenot 1:1. 51’ Latte Lath 2:1. 56’ Okita 2:2.

Ndeshja u përcoll nga 19540 shikues.

Pas javës së 26-të, St. Gallen zë vendin e tretë me 35 pikë e Zurich është i teti me 29.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat