Ajax harron të fitojë

Futboll

Ajax harron të fitojë

Më: 2 prill 2023 Në ora: 14:31
Ajax

Ajax gabon përsëri. Kampionët e Holandës nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola përballë GO A.Eagles.

Pas humbjes ndaj Feynoord, skuadra e Heitinga-s nuk ishte në humorin e duhur për të marrë maksimumin, në një sfidë ku Ajax dominoi, por vuajti mungesën e finalizimit.

Vendasit ishin në ditën e tyre më të mirë, jo vetëm duke treguar një vigjilencë maksimale në mbrojtje, por në pjesën e parë kërcënuan dy herë portën e Rulli-t.

Kjo ishte ndeshja e katërt radhazi pa fitore e Ajax përballë GO A.Eagles, duke shkuar kështu në kuotën e 56 pikëve në javën e 27-të, po aq sa PSV, ndërsa “Shqiponjat” prekin kuotën e 30 pikëve dhe qëndrojnë në mesin e klasifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat