Tradhtoi gruan para dhe pas martesës

Futboll

Tradhtoi gruan para dhe pas martesës

Më: 2 prill 2023 Në ora: 13:56
Foto ilustruese

Futbollistët anglezë përfundojnë shumë shpesh në tabloidet angleze për historitë e tyre dhe së fundmi është zbuluar se një tjetër lojtar ka përdorur pasurinë e tij që të mos i bëhen publike lidhjet jashtëmartesore.

“The Sun” bën të ditur se një futbollist ka paguar për të mos lejuar të dashurën e tij sekrete që të publikojë historitë mes tyre.

Futbollisti, emri i të cilit nuk lejohet të publikohet nga mediat britanike pasi ka një vendim gjykate që e ndalon një gjë të tillë, është akuzuar nga një shoqatë që mbron të drejtat e grave se ka kërcënuat të dashurën e tij sekrete derisa ajo ka pranuar 20 mijë paund si shpërblim dhe ka firmosur një marrëveshje që e ndalon të flasë publikisht për këtë temë.

Lojtari i cili raportohet se ka veshur edhe fanellën e Anglisë, rezulton se njihej prej vitesh me të dashurën e tij, kur ishte në lidhje zyrtare me atë që është tashmë gruaja e tij dhe nuk ia ka idenë e asaj që po ndodh.

Ai e ka tradhtuar gruan me të para dhe pas martesës, e duke parë që rrezikon të bëhet publike gjithçka, futbollisti i Premier Ligës ka ndërmarrë këtë hap.

Nëpërmjet avokatëve të tij, të cilët i paguan 500 paund në orë, ai është siguruar që asgjë të mos bëhet publike. Njëkohësisht, ajo është detyruar që të fshijë të gjithë fotot ku shfaqej përkrah apo afër tij në rrjetet sociale si dhe mesazhet, si pjesë e kësaj marrëveshje që është cilësuar si “kërcënuese”.

Sipas shoqatës në fjalë që raportoi rastin në mediat angleze, futbollisti ishte bërë “agresiv” kur ajo fillimisht kishte refuzuar dhe i kishte thënë “unë e di se ku banon” të dashurës së tij sekrete, e cila ka nja fëmijë të vogël nga një lidhje e mëparshme. Por pavarësisht këtyre masave, ai raportohet ka vazhduar që të qëndrojë në kontakt me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat