Retegui shënon edhe me klubin në Argjentinë në minutën e 99-të

Futboll

Retegui shënon edhe me klubin në Argjentinë në minutën e 99-të

Më: 2 prill 2023 Në ora: 12:03
Retegui fu

Dy golat me fanellën e Italisë në dy ndeshjet e tij të para nën urdhrat e Mançinit, treguan se Mateo Retegui është një emër që duhet pasur në vëmendje.

Dy gola që e afirmuan në skenat e futbollit të rëndësishëm e që duket se i kanë sjellë fat sulmuesit i cili ka vazhduar të shënojë edhe pas kthimit te klubi i tij në Argjentinë.

Sulmuesi i Tigres i ka dhënë fitoren skuadrës së tij në sfidën e vështirë ndaj Lanus me një gol në minutën e 9-të shtesë të takimit.

Ai tregoi një nuhatje të jashtëzakonshme në zonë duke qenë në vendin e duhur në momentin e duhur, për të shënuar një gol me peshë që i dha tre pikët skuadrës.

Ky ishte goli i 7 i sulmuesit në 9 ndeshje në kampionatin argjentinas, duke e bërë atë për momentin golashënuesin më të mirë në këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat