Djaloshi nga Kosova që punon në futbollin gjerman 

Futboll

Djaloshi nga Kosova që punon në futbollin gjerman 

Nga: K.G.. Më: 31 mars 2023 Në ora: 16:50
Petrit Merovci gjatë një stërvitje

Petrit Merovci është nga Dobërlluka e Vushtrrisë, i lindur dhe rritur ne Gjermani. 

Është trajner mental në Gjermani.

Synimet e tija janë që të arrijë sa më larg në aspektin profesional.

Merovci punon pareshtur dhe me synime të qarta për të ardhmen e tij.

“Jam në vitin e fundit, në universitetin e Hamburgut, në vitin e fundit, në shkencat sportive. Jam trajner mental, kam punuar në shkollën e Real Madridit.

Talentet më të mirë te Gjermanisë i kam dërguar në Spanjë. Në trajnim të mëtutjeshem. Kam punuar me trajnerë të Bundesligës Gjermane.

Tani momentalisht jam përgjegjës në sektorin për të rinj, nga mosha 6 deri ne 14. Në ekipin e St Paulit, liga e dytë gjermane”, tha Merovci.

Si rrjedhin punët?

“Punët po shkojnë mirë në këtë vit dhe do të diplomohem në Fakultetin e Shkencave Sportive në Hamburg, synimi im është Bundesliga gjermane, por do të ndihmoj edhe në futbollin kombëtar”, thotë Merovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat