Heroi i Kupës së Botës me Argjentinën në telashe

Futboll

Heroi i Kupës së Botës me Argjentinën në telashe

Më: 31 mars 2023 Në ora: 12:16
Argjentina

Një skandal është shfaqur në Argjentinë dhe është një rast i përsëritur nga futbollistët elitarë kohët e fundit.

Sipas avokatit të një femre e cila dyshohet se është abuzuar seksualisht nga futbollisti argjentinas i Sevilla, Gonzalo Montiel, është depozituar para sistemit të drejtësisë argjentinase.

Akti i dyshuar në fjalë ka ndodhur më 1 janar të vitit 2019, gjatë festës së ditëlindjes së kampionit të botës në Katar dhe konsistonte në abuzimin seksual me depërtim të rënduar nga një grup personash në shtëpinë e lojtarit, sipas avokatit Raquel Hermida në një intervistë për “Radio 10”.

Ankesa origjinale në bashkinë La Matanza, ku dyshohet se ka ndodhur abuzimi, po zgjerohet këto ditë pasi viktima, sipas avokatit, ka marrë kërcënime nga rrethi i lojtarit, përfshirë edhe nënna e tij, kur ka shkuar për të ratifikuar denoncimin e abuzimit.

Sipas avokatit, viktima kishte pasur një marrëdhënie të shkurtër me Montiel, i cili e ftoi të takonte familjen e tij dhe këmbënguli që ajo të merrte pjesë në festën në La Mantanza. Viktima është modele dhe nuk pi alkool, por pasi ka provuar dy pije është dehur.

Ai gjithashtu shton se duke qenë se viktima ishte e dehur, ajo nuk e mban mend se sa persona kanë abuzuar me të dhe nuk e mban mend as se si arriti në shtëpinë e lojtarit argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat