Talenti i Barcelonës kërcënon me largim

Futboll

Talenti i Barcelonës kërcënon me largim

Më: 30 mars 2023 Në ora: 11:07
Barcelona

Ansu Fati është një nga shpresat e mëdha të Barcelonës, por dhe të futbollit spanjoll.

Jo më kot Barcelona i besoi atij fanellën me numrin 10, atë që për vite e mbajti ikona Leo Mesi. Por duket se kjo fanellë, ku numër, po i rëndon jo pak Ansu Fatisë.

Sulmuesi, i kushtëzuar dhe nga dëmtimet e shumta, nuk ka mundur të shfaqet në nivelet e tij më të larta dhe të përmbushë kërkesat dhe pritshmëritë e trajnerit Ksavi dhe të vetë Barcelonës.

Kjo ka bërë që e ardhmja e tij në Barcelonë të vihet në pikëpyetje.

Për këtë arsye, babai i tij, Bori Fati, njëkohësisht dhe agjent i lojtarit, ka zhvilluar një takim me drejtorin Mateu Alemani.

Fillimisht u raportuan se gjithçka shkoi mirë me babain e sulmuesit që mori garanci për të ardhmen e Ansu Fati.

Por e vërteta duket ndryshe, teksa Bori Fati ka shpërthyer për “Cadena COPE”. “Ansu dëshiron të qëndrojë te Barcelona, por kjo varet nëse do Barça.

Nëse situata vazhdon kështu pa përmirësim, po mendoj për diçka tjetër, pse jo të kthehet në Sevilje”, kërcënoi babai i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat