‘Lingard ka ende kohë për të treguar më të mirën’

Futboll

‘Lingard ka ende kohë për të treguar më të mirën’

Më: 29 mars 2023 Në ora: 12:51
Lingard

Ish-mesfushori i Anglisë, Jermaine Jenas mendon se Jesse Lingard ka ende kohë për të treguar më të mirën në Nottingham Forest.

I liruar nga Manchester United, Lingard verën e kaluar nënshkroi kontratë njëvjeçare me Forest, por deri më tani lojtari nuk ka arritur të përmbushë pritjet.

Megjithatë, Jenas beson se mesfushori ka ende kohë për të bërë më të mirën, pasi Forest po ‘lufton’ për të siguruar ekzistencën në Premier League.

“Ata shpenzuan kaq shumë para për Jesse dhe ai nuk është dorëzuar. Forest ka një finish të vështirë këtë sezon dhe tani ai duhet të rritet”, ka thënë Jenas.

Lingard ka shënuar vetëm dy gola dhe ka bërë dy asistime në 19 ndeshje të zhvilluara deri tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat