Reagon mbrojtësi i Interit

Futboll

Reagon mbrojtësi i Interit

Më: 26 mars 2023 Në ora: 13:10
Milan Skriniar

Milan Skriniar po vuan dhimbjet në shpinë dhe ende nuk ka një afat të përcaktuar për rikthimin e tij në fushë.

Pas diagnozës së mjekut të kombëtares sllovake mbi një shtypje të disqeve intervertebrale, që shqetësoi Interin dhe vetë kombëtaren, një tjetër shqetësim në Milano ka qenë edhe itinerari i përshkuar nga mbrojtësi.

Sipas “La Gazzaetta dello Sport” para se të shkonte në vendlindje për ekzaminimet, sllovaku kishte udhëtuar më herët në Bordo në Francë, aty ku ka pasur një tjetër ekzaminim në qendrën europiane të mjekësisë sportive, ku prezent ka qenë edhe një mjek i PSG-së, klubit të ardhshëm të 27-vjeçarit.

Lëvizja nuk është pëlqyer në Milano, aty ku është parë si plotësim i kërkesave të francezëve nga një lojtar ende në pronësi të tyre, lajme pas të cilave ka ardhur edhe prononcimi i vetë 27-vjeçarit.

“Duhet të sqaroj që gjithmonë kam ndjekur të gjitha udhëzimet e stafit të Interit dhe të specialistëve të jashtëm të skuadrës. Vetë klubi kishte planifikuar për mua një vizitë të specializuar, që ka konfirmuar diagnozën dhe sot (dje) kam nisur kurën e pashkruar nga mjeku që ka besimin e klubit”, sqaroi në “Instagram”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat