Bajrami: Askush nuk më ka kontaktuar

Futboll

Bajrami: Askush nuk më ka kontaktuar

Më: 22 mars 2023 Në ora: 15:19
Muarem Bajrami

Mes emrave të përfolur për të zëvëndësuar Goce Sedloskin te FC Shkupi është edhe emri i Muarem Bajramit.

Megjithate, “Muki” sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë trajner i skuadrës nga Çairi, pasi askush nga nuk e ka kontaktuar.

“Unë jam trajner i lirë dhe i hapur për çdo skuadër, mirëpo deri tani nga FC Shkupi askush nuk më ka kontaktuar.

Jam në pritje të ofertave dhe pres të shohim”, deklaroi trajneri Muharem Bajrami, i cili te FC Shkupi ishte në vitin 2020.

Bajrami së fundmi ishte trajner i Makedonija GJP me të cilën skuadër pati një sukses shumë të madh, duke fituar kupën dhe suksese të tjera në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat