Tërhiqet

Futboll

Tërhiqet

Më: 18 mars 2023 Në ora: 11:10
Darwin Nunez

Sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez, është tërhequr nga skuadra e Uruguajit për miqësoret që do të zhvillohen gjatë këtij muaji.

Njëzet e tre vjeçari ishte ftuar nga Kombëtarja e Uruguajit për ndeshjet kundër Japonisë dhe Koresë së Jugut, por Federata e Futbollit e Uruguajit dhe Liverpooli kanë njoftuar se Nunez nuk do të jetë në grumbullim. 

Ish-lojtari i Benficas po rikuperohet nga një lëndim në humbjen 1-0 të së mërkurës me Real Madridin. 

Uruguaji ka thirrur sulmuesin e Club America, Jonathan Rodriguez, si zëvendësues të Nunez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat