Bulku: Hasani dhe Sulejmani po presin pasaportat

Futboll

Bulku: Hasani dhe Sulejmani po presin pasaportat

Më: 15 mars 2023 Në ora: 13:21
Bulku

Kombëtarja U17 do të nisë sot grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për fazën Elite Round të Europianit të kësaj grup-moshe. Shorti i UEFA-s e ka vendosur Shqipërinë në Grupin 8 së bashku me Francën, Zvicrën dhe Letoninë. Ndeshjet e kësaj faze do të luhen në vendin tonë në muajin mars 2023.

Rrugëtimi fillon përballë Francës, sfidë që do të zhvillohet më 22 mars në “Air Albania” (11:30). Ndeshja e kuqezinjve të Ervin Bulkut do të transmetohet në SuperSport.

Trajneri i kombëtares U17 foli në prononcimin për shtypin, ku ndër të tjera tha:  “Ne kemi shumë lojtarë nga kampionati shqiptar. Respekt për Francën dhe Zvicrën, por ne kemi detyrat tona që të kualifikohemi.

Gjithçka varet nga ne, nga çunat. Të gjithë duhet të bëjmë maksimumin.

Baza e grupit është e njëjta. Kemi afruar dy lojtarë të rinj, si Hasani dhe Sulejmani. Shpresoj të pajisen sa më shpejt me pasaporta.

Për momentin kemi ftuar lojtarët më të mirë. Shpresoj që në të ardhmen të bashkohen lojtarë të tjerë, që luajnë me kombëtare si Italia, Gjermania dhe Irlanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat