Muçi jep asistin e 5-të të sezonit në Poloni

Futboll

Muçi jep asistin e 5-të të sezonit në Poloni

Më: 12 mars 2023 Në ora: 19:37
Muçi

Ernest Muçi është kthyer në një nga elementët më të rëndësishëm të Legias së Varshavës në këtë edicion në Poloni duke ndihmuar skuadrën e tij që të qëndrojë në podiumin e kampionatit.

Edhe sot ai ishte protagonist me një asist, në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Stal Mielec.

Në ndeshjen ku ish-sulmuesi i Tiranës ishte si zakonisht titullar, Muçi la shenjë në fundin e pjesës së parë të sfidës, teksa dha një pasim “me telekomandë” nga e majta për Pekhart.

Sulmuesi nuk gaboi me gjuajtjen e tij me kokë, duke i dhënë avantazhin 1-0 Legias.

Kjo e fundit më pas shënoi edhe golin që vulosi suksesin 2-0 në minutat e fundit të pjesës së dytë, teksa vetë Muçi ishte në fushë deri në minutën e 83-të.

Asisti i sotëm ishte i 5-ti në këtë kampionat për Muçin, i cili ka shënuar edhe 3 gola në 23 ndeshjet ku ka luajtur deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat