Inter mendon për mbrojtjen

Futboll

Inter mendon për mbrojtjen

Më: 12 mars 2023 Në ora: 11:34
Logo e Interit

Edhe pse Manchester United e ka lënë në stol pothuajse gjatë gjithë sezonit, Inter nuk e ka humbur interesin për mbrojtësin suedez, Lindelof.

Vitin e kaluar, Lindelof ishte titullar i rregullt, por Raphael Varane dhe Lisandro Martinez janë tani të preferuarit e Ten Hag.

Interi mendon se një ofertë prej rreth 30 milionë paund mund ta bëjë që klubet të bien dakord gjatë merkatos së verës.

Zikaltërit janë në kërkim të një mbrojtësi me eksperiencë pasi Skriniar do të largohet në fund të sezonit në drejtim të PSG-së.

Lindelof ka luajtur këtë sezon 20 ndeshje, ku vetëm pesë kanë qenë si titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat