Zidane, trajner i ri i PSG-së?

Futboll

Zidane, trajner i ri i PSG-së?

Më: 10 mars 2023 Në ora: 12:34
Zinedine Zidane

Pas eliminimit të PSG-së nga Liga e Kampionëve, raportohet se trajneri Galtier i ka ditët e numëruar.

Drejtuesit e kampionëve në fuqi të Francës, tashmë kanë hedhur në sul për të gjetur pasuesin e teknikut francez.

Zinedine Zidane, është një nga kandidatët e mundshëm për të marrë ‘timonin’ e parisienëve.

Madje, ish-trajneri i Real Madridit prej kohësh është në agjendën e klubit nga ‘Parku i Princave’.

Zidane i njohur me nofkën ‘Zizou’ është i papunë prej kohësh kur ai u larguar nga Real Madridi.

Ish-Topi i Artë siç raportohet, është njeriu potencial për të zëvendësuar Galtier-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat