Jashtë listës për ndeshjen europiane

Futboll

Jashtë listës për ndeshjen europiane

Më: 9 mars 2023 Në ora: 15:54
Pogba në veprim

Juventus pret në shtëpi Freiburg, një ndeshje e vlefshme për fazën e 1/8-tave të Europa League.

Duke parë situatën e vështirë në të cilën bardhezinjtë gjenden në kampionat pas penalizimit me 15 pikë, Europa League është shndërruar në një objektiv për torinezët.

Një kompeticion që në rast se e fitojnë iu jep mundësinë e pjesëmarrjes në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ndaj, ndeshja ndaj gjermanëve merr një vlerë të veçantë teksa trajneri Massimiliano Allegri dhe të besuarit e tij janë maksimalisht të angazhuar.

Megjithatë, trajneri i “Zonjës së Vjetër” nuk mund të ketë organikën e plotë duke qenë se në listën e lojtarëve të grumbulluar mungon emrin i Paul Pogba. Këtë herë nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim, por arsyeja që francezi është lënë jashtë nuk lidhet me aspektin sportiv.

Mediat bëjnë të ditur se Allegri e ka dënuar Pogba për shkak se është paraqitur me vonesë në qëndrën sportive duke humbur darkën me skuadrën. Në këtë formë, mesfushori është penalizuar teksa sjellja jo korrekte ka lënë një shije të hidhur edhe tek drejtusit e klubit.

Pogba sapo ishte rikthye nga dëmtimi dhe në dy ndeshjet e fundit të Juventus ishte aktivizuar për disa minuta, teksa pritej që ndaj Freiburg t’i besohej edhe më shumë.

Por, kjo pakujdesi e lojtarit bën që të lindin dyshime nëse ai do të jetë pjesë e bardhezinjve sezonin e ardhshëm pasi nëse problemeve fizike i shtohen edhe këto gabime, atëherë Pogba mund ta mbyllë para kohe eksperiencën e dytë me torinezët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat