Në skenë del dhe një vajzë e panjohur, çfarë po ngjan me familjen Pele?

Futboll

Në skenë del dhe një vajzë e panjohur, çfarë po ngjan me familjen Pele?

Më: 8 mars 2023 Në ora: 11:49
Pele

Legjenda braziliane Pele i cili ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare, vendosi që 30% të pasurisë së tij të shkojë për gruan e tretë dhe pjesa tjetër do të shpërndahet për fëmijët e tij.

"Mbreti” njohu ligjërisht 7 fëmijë, por pretendohet se mund të ketë edhe një vajzë tjetër e cila mund të përfitojë nga pasuria e tij.

“Ai tregoi mundësinë e ekzistencës së një vajze tjetër, njohja e së cilës do të varet nga një test i ADN-së që nuk mund të kryhej (për Pele) për shkak të pandemisë dhe gjendjes së tij shëndetësore.

Ajo është një braziliane, e cila kërkon të njihet si vajza e tij dhe për të cilën nuk dihen shumë, përveçse ka ndërmarrë veprime ligjore në Brazil për kërkimin e atësisë”, tha avokati i të vesë për AFP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat