AZ Alkmaar përmbys Lazio-n në “Olimpico”

Futboll

AZ Alkmaar përmbys Lazio-n në “Olimpico”

Më: 7 mars 2023 Në ora: 21:05
AZ Alkmaar feston

Lazio-AZ Alkmaar nisën raundin e 1/8-ave të Conference League, me holandezët që morën fitore me përmbysje.

Sfida ishte shumë e luftuar ngatë dyja anët, ndërsa takimi u zhbllokua në minutën e 18’ nga Pedro që pas një asisti nga Zaçagni kaloi italianët në avantazh.

Megjithatë holandezët tentuan në disa raste të gjenin barazimin dhe e arritën në minutën e 45’,me Pavlidis që gjeti rrjetë falë asistit të Karlsson.

Në fraksionin e dytë si ekipi i Sarrit edhe ai i Jansen kërkuan golin e fitore, dhe ishte AZ Alkmaar që mundi të shënonte, ku Kerkez gjen rrjetën me ndihmën e njeriut-asist të kësaj ndeshje, Karlsson, duke përmbysur sfidën.

Skuadrat do të përballen sërish javën e ardhshme, por këtë herë në Holandë, ku edhe do të përcaktohet ekipi që do të arrijë kualifikimin për në raundin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat