E diela e zjarrtë në top-ligat evropiane

Futboll

E diela e zjarrtë në top-ligat evropiane

Më: 5 mars 2023 Në ora: 11:41
Pamje nga një ndeshje Liverpool - Manchester United

Top-ligat evropiane vazhdojnë sot me disa përballje të zjarrta.

Premier League vjen sot me dy ndeshjet e javës së 26-të, ku padyshim spikat derbi i madh anglez ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, ndeshje kjo që luhet në ‘Anfield’ dhe që nis në orën 17:30.

Dueli i rivalëve të vjetër në ishull, parashikohet të sjellë një sfidë të ‘nxehtë’ pasi që pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat, sidomos për ‘The Reds’ që po ‘luftojnë’ më të gjitha forcat që të sigurojnë një vend që çon në Ligën e Kampionëve.

Duele interesante sjellë edhe La Liga. Barcelona në ‘Camp Nou’ kërkon pikët e radhës kundër Valencias në garën për titull të kampionit, takim që nis në orën 16:15, derisa fitore kërkon edhe rivali i katalonasve, Real Madrid në udhëtim tek Real Betis. Ballafaqimi mes Betisit dhe ‘Los Blancos’ nis në orën 21:00.

Serie A vjen me katër ndeshjet e fundit të javës së 25-të, ku derbi luhet mes Romës dhe Juventusit, ndeshje që starton në orën 20:45.

Ballafaqim interesante pritet të sjellin edhe sfidat e sotme në Bundesligën gjermane dhe Ligue 1. Në elitën gjermane joshe sfida Bayer Leverkusen-Hertha Berlin, derisa në Ligue 1, Marseille pas humbjes nga PSG javën e kaluar, synon fitore në udhëtim tek Rennes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat