United e City në ‘luftë’ për Barrella-n

Futboll

United e City në ‘luftë’ për Barrella-n

Më: 2 mars 2023 Në ora: 16:53
Nicolo Barella

Manchester United është i etur për të nënshkruar me mesfushorin e Interit, Nicolo Barella, raportojnë mediat angleze.

Menaxheri i ‘Djajve të Kuq’ Erik Ten Hag është admirues i madh i reprezentuesit të Italisë, të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, siç raportohet, edhe Manchester City e dëshiron 26 vjeçarin, i cili është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Simone Inzaghit.

‘Nerazurët’ kërkojnë 70 milionë funta për Barella-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat