Cilat janë gjasat e Juvës për zonën ‘Champions’?

Futboll

Cilat janë gjasat e Juvës për zonën ‘Champions’?

Më: 1 mars 2023 Në ora: 14:54
Juventus

Ishte një derbi i bukur në Torino, me intensitet dhe lojë të hapur, emocionues ku në fushë zbritën dy skuadra që donin vetëm të fitonin.

Ja doli serish Juventus por Torino ka pak arsye për tu mërzitur.

Kaluan dy herë në avantazh, krijuan, bënë presing, sulmuan, goditën një tranversë dhe nëse në pushim do kishin shkuar në avantazh ndoshta do kishin arritur rezultatin që donin.

Në krahun tjetër Juventus-i bëri të lumtur çdo tifoz të sajin, sepse luajti në sulm ashtu siç ata ja kërkojnë prej kohësh.

Pësuan dy por shënuan 4 dhe pas 3 golave me Nantes  në Europa League, më në fund mund të themi se ka hyrë në shifrat normale të bardhezinjve.

Me kthimin e Chiesa-s dhe me aktivizimin e Pogba-së, tani Allegri ka mundësi zgjedhje dhe mund të vijojnë të ndërrojnë për një rikuperim të zonës Champions edhe pse janë 10 pikë larg. Por nëse nuk do të ekzistonte penalizimi atëherë sot Juventus do të ishte në vend të dytë me 50 pike.

Do ishte 15 pikë larg nga Napoli-t dhe sërish nuk do të ishte një mrekulli e madhe por sidoqoftë do ishte me 3 pikë më tepër se dy milanezet. Në garë janë ende Kupa e Italisë dhe Europa League.

Dy objektiva për të shënuar një kthesë në këtë sezon që u trondit nga arsye jashtë fushe por edhe nga eleminimi në Champions. Allegri, i cili pëlqen të bëjë llogari mendon se me 73 pikë do mund të kualifikohet në Champions pra i duhen 38 pikë nga 42 në dispozicion.

Kundërshtari i radhës është një kundërshtar direkt si Roma e Mourinho-s që dje humbi një rast të madh për tu barazuar me milanezët duke u mposhtur në Kremona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat