Lajm i mirë për Sylvinhon, shqiptari i Serie A rikthehet titullar

Futboll

Lajm i mirë për Sylvinhon, shqiptari i Serie A rikthehet titullar

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 11:13
Kumbulla

Sfida me Poloninë po afron. Kombëtarja shqiptare nis eliminatoret e Euro 2024 në Varshavë përballë kombëtares vendase, sfidë që do të zhvillohet më 27 mars.

Sylvinho shpreson të debutojë me një rezultat pozitiv në stolin kuqezi. Të njëjtën dëshirë kanë edhe tifozët shqiptare.

Shqipëria bën pjesë në grupin E, aty ku krahas Polonisë do të sfidojmë Republikën e Çekisë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Trajneri brazilian po studion dhe po ndjek ecurinë e legjionarëve.

Një lajm i mirë vjen nga Serie A, aty ku Marash Kumbulla do të luajë sonte si titullar.

Roma sfidon Cremonesen në transfertë, duel i rëndësishëm për objektivin Champions. Në mungesë të Smalling (i pezulluar), Jose Mourinho do t’i besojë një fanellë titullari djaloshit nga Malësia e Madhe.

Kumbulla do të formojë treshen e prapavijës bashkë me Mancinin dhe Ibanez. Vetëm 133 minuta ka përfituar 23-vjeçari shqiptar këtë sezon në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat